LAJMI I FUNDIT:

Madonna i kërkon Kanye West bashkëpunim, teksa zbulon planet për një album R&B

Madonna i kërkon Kanye West bashkëpunim, teksa zbulon planet për një album R&B

Madonna ka evoluar vazhdimisht gjatë katër dekadave në muzikë – por lëvizja e saj e radhës mund të jetë më befasuesja deri më tani.

Këngëtarja e “Hung Up” doli në një natë me Kanye West në Los Angeles këtë javë dhe i kërkoi atij që të bashkëpunojë sërish me të, pasi vendosi se dëshiron të bëjë një album R&B.


Ata performuan së bashku në këngën e saj “Beat Goes On” në vitin 2008, reperi prodhoi disa këngë në albumin e saj “Rebel Heart” të vitit 2015 dhe ai u shfaq në videon për një këngë nga ai album e quajtur “Bitch I’m Madonna”.

Foto: Madonna/Instagram

Teksa tani derisa po shoqërohej me Ye dhe disa të tjerë në një festë në LA, ajo foli hapur për drejtimin e saj të ri muzikor, pas albumit të vitit 2019 “Madame X” që ishte frymëzuar nga koha që jetonte në Portugali.

“Madonna dhe Kanye folën përsëri për bashkëpunimin dhe ajo shprehu interes për të eksploruar përsëri R&B, pasi bëri të njëjtën gjë me BabyFace në albumin e saj të vitit 1994 “Bedtime Stories”, tha një pjesëmarrës në festë, shkruan The Sun.

Madonna ka treguar shumë admirim për Kanye gjatë viteve, më së fundi në tetor, kur ajo e vlerësoi albumit të tij të fundit.

Foto: Splash

“E vetmja gjë që kam dëgjuar kohët e fundit që më ka frymëzuar është “Donda” i Kanye”, isht shprehur Madonna.

“Nuk mund të them se jam dakord me gjithë politikën e tij dhe mënyrën se si ai mendon për gratë, për të pamartuarit që bëjnë seks, apo për komunitetin gay”, kishte thënë tutje ajo.

“Por puna e tij është frymëzuese dhe është e rrallë. Të gjithë prisnin kaq gjatë që të dilte disku i tij dhe më në fund kur doli, doli edhe disku i të gjithëve. Dhe ai ende binte në sy”, deklaroi këngëtarja.

View this post on Instagram

A post shared by Madonna (@madonna)

Ndërkohë, Madonna la të kuptohet se është e interesuar të punojë me të dashurën e re të Kanye, aktoren italo-amerikane Julia Fox. Madonna ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar duke punuar në një skenar për filmin e saj biografik dhe sugjeroi që Julia, e cila më parë luajti në filmin trailer kriminal të vitit 2019, “Uncut Gems”, mund të merrte rolin kryesor.

Duke postuar në internet foto të saj me Julia, Kanye dhe boksierin amerikan, Floyd Mayweather.

“Shkuam në darkë me Julian për të folur për filmin tim dhe disa njerëz të tjerë u shfaqën”, shkroi Madonna në postim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori