Mbretëresha e pop muzikës, Madonna, ka shokuar skenën e festivalit Coachella në Kaliforni pasi në skenë bëri një gjest kontravers.

Adhurues të hip hopit ishin mbledhur në njërën prej tre skenave gjigante të Coachellas, ku performoi superylli kanadez, Drake.

Gjatë setit të tij në skenë u ngjit në mënyrë të befasishme dhe spektakolare edhe Madonna, e cila arriti që të tërheqë vëmendjen për vete.

Ajo e puthi në skenë Drake pa pritur nga ky i fundit, teksa më pas edhe Madonna e sqaroi gjestin.


“Çka dreqin ndodhi?”, ka qeshur duke pyetur Drake ‘live’ në skenë.

“Jam Madonna, b*tch”, u përgjigj Madonna duke nxitur edhe euforinë e fansave.

Madonna kështu vazhdon që të shënojë rikthimin e fuqishëm të saj pas lansimit të albumit “Rebel Heart”. /Telegrafi/