LAJMI I FUNDIT:

Macron për luftën në Ukrainë: Nuk përjashtohet përhapja e konfliktit në vendet fqinje

Macron për luftën në Ukrainë: Nuk përjashtohet përhapja e konfliktit në vendet fqinje

Presidenti francez, Emanuel Macron pohoi se ekziston rreziku i përhapjes së luftës së Ukrainës në vendet përreth, gjatë pritjes së presidentes të Moldavisë, fqinjit të Ukrainës.

“Përhapja e konfliktit në vendet fqinje nuk mund të përjashtohet”, tha Macron, duke iu referuar “incidenteve të fundit” në rajonin moldav të Transnistrisë, ku trupat ruse janë vendosur tashmë dhe ku ka pasur shpërthime.


“Franca mbetet veçanërisht vigjilente për situatën e sigurisë në rajon”, tha presidenti francez gjatë takimit me Sandu Maiamd.

Ai vlerësoi ndihmën e moldavëve për ukrainasit, ku kjo ish-republikë e vogël pro-perëndimore sovjetike po përballet me një fluks refugjatësh nga Ukraina.

Macron u bëri thirrje liderëve evropianë që të japin një përgjigje të shpejtë ndaj kërkesës së Moldavisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Konflikti Transnistria dhe Ukraina: A po përhapet lufta?
Lexo po ashtu Konflikti Transnistria dhe Ukraina: A po përhapet lufta?

Presidentja e Moldavisë Maya Sandu përshëndeti “iniciativën” e Macron për të formuar një komunitet politik evropian, i cili, sipas saj, do t’i lejonte Moldavisë të “përshpejtojë” anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Moldavia aplikoi për anëtarësim në BE më 3 mars, ashtu si Gjeorgjia në të njëjtën ditë, ndërsa Ukraina aplikoi më 28 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori