LAJMI I FUNDIT:

Mabetex Prishtina debuton në garat evropiane, pëson nga MBA Moscow

Mabetex Prishtina debuton në garat evropiane, pëson nga MBA Moscow

Kampionia e Kosovës në basketboll te femrat, Mabetex Prishtina ka debutuar në garat e FIBA Euro Cup Women. Vashat prishtinase janë mundur në udhëtim nga skuadra ruse, MBA Moscow me rezultat 90:58 (27:14, 20:14, 27:10, 16:20).

Kjo ishte ndeshja e parë në këto gara për basketbollistet e Prishtinës, që synojnë të fitojnë përvojë nga garat ndërkombëtare, kurse dihet forca e skuadrave kundërshtare, që kanë një buxhet shumë më të madh dhe kanë më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare.


Sidoqoftë, vashat prishtinase kanë dhënë maksimumin, derisa fituan çerekun e katërt 16:20.

Danisha Shaw kishte 16 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime, derisa u dalluan edhe Irma Konjusha me 14 pikë dhe Nyilah Myers me 13 sosh. Te skuadra ruse u dalluan Anastasia Logunova me 19 pikë dhe 12 kërcime dhe Elizaveta Komarova me 20 pikë.

Mabetex Prishtina ndeshjen e parë në shtëpi do ta ketë ndaj Sparta-s, më 24 tetor.

Më 31 tetor e pret Besiktasin, si dhe më pas e pret MBA Moscow më 7 nëntor. Dy ndeshjet e fundit do të jenë si mysafirë, ndaj Sparta-s më 27 nëntor dhe 5 dhjetor ndaj Besiktasit.

Dy ekipet e para kualifikohen tutje.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori