LAJMI I FUNDIT:

Lyrical Son: Unikkatil dhe NR kanë thyer tabutë e ‘repit poetik’

Lyrical Son: Unikkatil dhe NR kanë thyer tabutë e ‘repit poetik’

Shumë këngë hite kanë bërë që emri i tij të radhitet tek emrat më të talentuar të repit shqiptar.

Por edhe pse shumë i sukseshëm, Lyrical Son asnjëherë nuk heziton të flas pozitivisht edhe për kolegët e tij që janë ‘të mirë në këtë zanat’.


Në një bisedë për RTV Dukagjinin, Festimi ka treguar se ishin Unikkatil dhe Grupi NR, ata që kanë thyer tabut e ‘repit poetik’ në Kosovë.

Sipas tij deri atëherë tekstet e këngëve rep ishin të përpiluara në gjuhë të unjësuar, ndërsa artistët e lart përmendur ishin ata që treguan histori përmes muzikës rep, por në zhargon. E pas tyre nisi gjenerat e re, ku bëjnë pjesë Lyrical Son, Mc Kresha, Kaos e të tjerë.

Ndryshe Festimi ka thënë që ka respekt të madh për gjithë ata, duke theksuar se repi i mirëfilltë nuk është muzikë rruge./Telegrafi/.