LAJMI I FUNDIT:

Lyoni dhe Monaco tentojnë transferimin e Susos nga Milani

Lyoni dhe Monaco tentojnë transferimin e Susos nga Milani
Suso (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Suso është duke u lidhur me një largim nga Milani në këtë afat kalimtar veror.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, anësori spanjoll ka zgjuar interesimin e disa skuadrave evropiane, derisa klauzola e tij te Rossonerët është 40 milionë euro.


Milani thuhet se po tenton ta bind 25-vjeçarin që ta vazhdojë kontratën edhe pse atij i kanë mbetur edhe tri vite në atë aktuale.

Mediumi italian raporton më tej se Lyoni dhe Monaco, janë dy skuadrat më të interesuara për transferimin e Susos.

Roma ofron Pastoren dhe para për Suson
Lexo po ashtu Roma ofron Pastoren dhe para për Suson

Dy klubet nga Ligue 1 thuhet se kanë ofruar 30 milionë euro për shërbimet e anësori spanjoll, derisa në garë është edhe Roma.

Milani refuzon ta shesë Suson, por e gjitha do të varet nga dëshira e lojtarit nëse dëshiron të qëndrojë në San Siro, apo ta vazhdojë karrierën te një skuadër tjetër. /Telegrafi/