LAJMI I FUNDIT:

Luzha: Gjermanët bënë koalicionin PDK-LDK, por tash janë kundër ndryshimit të kufijve (Video)

Luzha: Gjermanët bënë koalicionin PDK-LDK, por tash janë kundër ndryshimit të kufijve (Video)

Njohësja e zhvillimeve politike dhe opinionistja Besa Luzha ka thënë se Gjermania kishte ndikuar në formimin e koalicionit LDK-PDK.

Luzha, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se në dialog Kosova dhe Serbia nuk kanë qenë të barabarta.


“Roli i BE-së ka qenë i njëanshëm ndaj Serbisë sepse atë e ka konsideruar si shtet e Kosovën jo. Edhe përcepcioni i shoqërisë ka qenë që Serbia çfarë ka kërkuar nga BE, ajo i ka realizuar”.

Opinionistja ka thënë se taksa është bërë si shkas për ndërprerjen e dialogut, pasi nuk ka pasur arsye që të merret si pengesë për vazhdimin e dialogut.

“Taksa është bërë si një shkas për vazhdimin apo jo të dialogut. Në kushte normale, taksa nuk duhej të merrej si arsye për pengimin e dialogut”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Luzha ka thënë se situata gjeopolitike ka ndryshuar, pasi sipas saj fuqitë botërore nuk po mbështeten në parime demokratike por në “pazare të tipit merre ose le”.

“Gjermanët dikur erdhën dhe e bënë koalicionin PDK-LDK, ndërsa tani po deklarohen, ose po interpretohet se ata janë kundër ndryshimit të kufijve… Situata është krejtësisht e veçantë. Ka ndryshuar politika botërore, rendi botëror. Nuk është më një botë që mbështetet në parime të demokracisë. Ka ardhur momenti kur thonë: ‘ky është pazari, merre ose lëre’”.

Berisha: Kryeministri të mos ndikohet nga deklaratat e subjekteve politike për taksën (Video)
Lexo po ashtu Berisha: Kryeministri të mos ndikohet nga deklaratat e subjekteve politike për taksën (Video)

Sipas Luzhës, situata e dialogut do të zhbllokohej po të kishte ndërmjetësues më serioz.

“Nuk kemi ndërmjetësues serioz në dialog, pasi që po të kishim dikë më serioz, situata do të zhbllokohej”.

Luzha tha se të gjithë në Kosovë janë dakord që problemet me Serbinë duhet të zgjidhen, por rrugët e zgjidhjes janë të ndryshme.

“Kemi konsensus në Kosovë se problemet me Serbinë duhet të zgjidhen, vetëm rrugët na dallojnë”, tha Luzha./Telegrafi/