LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kryeministri të mos ndikohet nga deklaratat e subjekteve politike për taksën (Video)

Berisha: Kryeministri të mos ndikohet nga deklaratat e subjekteve politike për taksën (Video)
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha në emisionin "Përballje"

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, nga AAK, ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk duhet të ndikohet nga deklaratat e subjekteve politike, pasi për taksën mund të ketë interesa të ndryshme                              

Berisha, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se diskutimi politik mund të vazhdojë për taksën, derisa nuk ka ndonjë vendim tjetër.


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës ka thënë se subjektet politike mund të kenë interesa të ndryshme, por Qeveria po ndërton logjikën e shtetit.

“Kryeministri në momentin që merr detyrën, nuk është përfaqësues i vetëm një partie e as i koalicionit, por është përfaqësues i shtetit dhe duhet të vazhdojë detyrën deri sa është në detyrë. Ai nuk duhet të ndikohet”.

Zyrtari i AAK-së ka thënë se është e çuditshme pse po bëhet presion vetëm për taksën kur Kosova me Serbinë i ka edhe 15 probleme tjera.

“Për aq sa unë jam në dijeni, raportet me SHBA janë korrekte. Taksa është një ndër 16 pikat që ne kemi me Serbinë. 15 pika tjera askush nuk i përmend por vetëm taksa përmendet në këto raporte”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas Berishës, mos uniteti i klasës politike në Kosovë është situatë normale, pasi sipas tij vetëm në shoqëritë totalitare ka unitetet absolut.

Tërmkolli: Taksa nuk prishi veç raportet mes Presidentit dhe Kryeministrit, por zbehu raportet tona me SHBA-në (Video)
Lexo po ashtu Tërmkolli: Taksa nuk prishi veç raportet mes Presidentit dhe Kryeministrit, por zbehu raportet tona me SHBA-në (Video)

“Vetëm në shoqëritë totalitare ka unitet politikë. Në shoqëritë demokratike ka divergjenca të mendimeve”.

Ai ka thënë se dialogu pa LDK-në është i mangët, por kjo e fundit ka përgjegjësi të bëhet pjesë e dialogut.

“E kam vështirë ta shohë dialogun pa LDK-në. Por, LDK nuk ka nevojë që të kërkojë leje për përfshirje në dialog, sepse ajo ka përgjegjësi për këtë proces”.

Berisha ka thënë se në aspektin e brendshëm klasa politike mund t’i “bie” njëra tjetrës, por në raport me Serbinë duhet të jetë si një grusht.

“E pamë çfarë tha presidenti serb Vuçiq për Kosovën”.

Zëvendësministri  Berisha ka thënë se “klasa politike në Kosovë është çfarë është”, por duhet nxjerrë më e mira e mundshme nga bisedimet me Serbinë.

“Ne duhet të nxjerrim më të mirën e mundshme edhe në raport me shtetet rajonale, pasi bota nuk ka vetëm problemet tona”, tha Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori