Kida është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të kërkuara të momentit në vend.

Ajo mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmjeve të shumta muzikore edhe gjatë kësaj sezone, e të cilët janë kryesisht në diasporë.


Por, krahas kësaj Kida është duke punuar drejt finalizimit të albumit, që do të jetë i parë në karrierë.

kida 263413996 326882539263053 6143196230733475454 n Foto: Kida/Instagram

Nisur nga kjo, krijuesja e hitit “Drunk” ka paralajmëruar projektet e reja në mënyra të ndryshme dhe mjaft të veçanta.

Pas publikimit të një video, në të cilën shihen vetëm petalet e lules orkidea me ngjyrë të bardhë, së fundmi këngëtarja ka realizuar edhe një fotosesesion unik.

kida 263071375 659483911880998 7328309120612440017 n Foto: Kida/Instagram

Orhidea Latifi (emri i plotë) shihet pa sytjena, e veshur me një kostum lëkure, xhaketë të shkurtër dhe pantallona me të njëjtën ngjyrë, në të cilën në fokus ishte dekolteja e hapur, ndërsa shihet e rrethuar me lule orkidea, që ka edhe kuptimin e emrit të saj.

“Lulja juaj e preferuar”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve, duke mos dhënë detaje rreth projekteve të reja.

kida 263769358 1204392783384001 4571504605773192850 n Foto: Kida/Instagram

Ndërkaq, kujtojmë që kënga e fundit e 23-vjeçares është “Ike”, që u publikua në fund të muajit tetor dhe deri tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/