LAJMI I FUNDIT:

Lukaku zbulon prapaskenat e kalimit te Roma, tregon si e bindi një telefonatë për t’iu bashkuar Giallorosëve

Lukaku zbulon prapaskenat e kalimit te Roma, tregon si e bindi një telefonatë për t’iu bashkuar Giallorosëve

Romelu Lukaku është bashkuar me Romën në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi belg ka filluar të lë gjurmë menjëherë në kryeqytetin italian, duke shënuar edhe dy gola në tre paraqitje, një në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Evropës.


30-vjeçari ka zbuluar se i ka mjaftuar vetëm një telefonatë prej gjysmë ore për t’u bindur dhe t’i bashkohet Romës.

“Mjaftoi vetëm një telefonatë, pronarët më telefonuan disa ditë para marrëveshjes, biseduam rreth gjysmë ore për ambiciet e kësaj kompanie dhe më pas gjithçka eci shumë shpejt”, tha sulmuesi belg.

Lukaku ka besim të madh te Roma dhe se duhet ta mbajnë kokën ulur për t’i arritur objektivat.

“Unë kam besim në këtë ekip. Ne duhet të punojmë së bashku për të bërë mirë, duhet të jemi të përulur, të mbajmë kokën ulur dhe të ecim para dhe të përmirësohemi çdo ditë për të arritur rezultate të mira. Është mënyra ime për t’i bërë gjërat, shpresoj ta ndihmoj ekipin të arrijë maksimumin”.

“Kur ishim afër marrëveshjes mes dy klubeve, shumë njerëz rreth meje filluan të më thoshin se tifozët po më prisnin. Unë isha vërtet i fokusuar që të përgatitesha mirë për të qenë në formë dhe kur mbërrita doja shumë të jetoja momentin, isha i emocionuar, më dha një motivim të madh për të dhënë gjithçka për këtë ekip”, tha Lukaku.

Krejt në fund belgu foli edhe për marrëdhënien që ka me trajnerin Jose Mourinho.

“Që në moshën 11-vjeçare kam dashur të punoj me të. Ai më njeh mirë si burrë, e njeh familjen time, dhe unë e njoh. Së bashku mundemi bëjmë gjëra të bukura. Kemi një skuadër të mirë, duhet të punojmë dhe të përpiqemi të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje”, u shpreh sulmuesi belg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori