LAJMI I FUNDIT:

Lukaku në ankth, mund ta humb Kupën e Botës pas lëndimit të fundit

Lukaku në ankth, mund ta humb Kupën e Botës pas lëndimit të fundit

Romelu Lukakut ka filluar t’i rritet shqetësimi pasi ai mund të mbetet jashtë Kupës së Botës “Katar 2022” pas lëndimit të tij të fundit të muskujve.

Kthimi i sulmuesit 29-vjeçar belg te Interi nuk ka shkuar sipas planit dhe ai ka qenë kryesisht jashtë fushës për shkak të lëndimeve që nga rikthimi i tij në kryeqytetin e Lombardisë në verë.

Lukaku nuk ka nisur asnjë ndeshje që nga gushti dhe vetëm për pak kohë u rikthye në fushë javën e kaluar, duke luajtur 29 minuta lojë në Ligën e Kampionëve dhe Serie A.


Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku fluturoi dje drejt Belgjikës për të kuptuar dëmtimin e tij dhe për t’iu nënshtruar një raundi testesh mjekësore, duke punuar së bashku me mjekët e kombëtares belge.

Sulmuesi i Interit është i shqetësuar se do të detyrohet të humbasë Botërorin e Katarit dhe tani është në një garë me kohën, me ndeshjen e parë të Belgjikës më 23 nëntor kundër Kanadasë.

Nerazzurrët njoftuan javën e kaluar se 29-vjeçari kishte pësuar një tendosje në bicepsin femoral të kofshës së majtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori