Interi ende nuk ka arritur të sigurojë shërbimet e një top sulmuesi për edicionin e ri.

Romelu Lukaku është objektivi kryesor i Neroazzurëve, por ende është larg një marrëveshje me Manchester Unitedin.

Trajneri Antonio Conte po kërkon edhe boshnjakun Edin Dzeko, por edhe ky është larg për t’iu bashkuar pasi Roma nuk po e ul çmimin e tij.

Kësisoj Neroazzurët janë duke menduar të ndërrojnë objektiva dhe kanë rikthyer sytë nga Bundesliga.

Ante Rebic me fanellën e Interit (Fotomontazh)

Sulmuesi kroat Ante Rebic mund të jetë transferimi i madh i Interit për repartin ofensivë.

Rebic vlerësohet shumë nga Conte dhe edhe vitin e kaluar ka qenë i lidhur me Interin.

Mediat italiane kanë raportuar se Inter është gati të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e kroatit në Giuzzeppe Meazza. /Telegrafi/