LAJMI I FUNDIT:

Luka Modric zhbllokon finalen e Superkupës së Spanjës me një super gol

Luka Modric zhbllokon finalen e Superkupës së Spanjës me një super gol

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës.

Ndeshja filloi mjaftë furishëm për të dyja skuadrat, duke krijuar shanse të mira shënimi.


Por, ishte minuta e 38-të, kur Luka Modric plasoi një goditje precize, për të mposhtur Unai Simon.

Los Blancos tashmë kanë krijuar një vetëbesim më të madh në lojën e tyre dhe kështu kanë filluar edhe problemet me Bilbaon. /Telegrafi/