LAJMI I FUNDIT:

Luis Suarez tregon se çka e lëndoi te Barcelona: Ata më thanë se isha i vjetër dhe nuk mund të luaj më në nivel të lartë

Luis Suarez tregon se çka e lëndoi te Barcelona: Ata më thanë se isha i vjetër dhe nuk mund të luaj më në nivel të lartë

Luis Suarez është ankuar për mënyrën se si Barcelona ia mbylli derën verën e kaluar, duke e thënë se disa njerëz në klub po përpiqeshin ta largonin atë nga klubi.

34-vjeçari kaloi gjashtë vjet me klubin katalanas dhe u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e tyre me 195 gola në 283 paraqitje.

Edhe përkundër statistikave, atij iu tha se ai nuk ishte më i aftë të luante për një ekip si Barcelona.

“Ajo që më bezdisi vërtet kur më thanë që isha plakur dhe se nuk mund të luaja më në nivelin e lartë, se nuk mund të luaja në nivelin e një ekipi të madh. Kjo ishte ajo që më shqetësoi”, ka thënë Suarez në një intervistë për “France Football”.

“Barcelona më dëboi, ata më thanë se nuk më kishin në planet e tyre. Një pyetje tjetër është nëse keni akoma një kontratë shumë-vjeçare dhe klubi dëshiron t’ju shesë”.

“Por klubi tregoi se ata nuk më donin gjithsesi. Ata thjesht nuk më donin më. Unë meritoja një farë respekti”.


Pavarësisht pretendimeve të Barcelonës, Suarez vuri se mund të luajë ende në nivel të lartë, duke shkëlqyer me Atletico Madridit.

“Nëse nuk do të kisha treguar asgjë në Barcelonë për tre ose katër sezone do ta kisha kuptuar. Por unë kam shënuar më shumë se 20 gola në çdo sezon”.

“Unë gjithmonë kam pasur statistika të mira, isha pas [Lionel] Messit. Kam arritur një nivel të caktuar në Barcelonë për gjashtë vjet dhe bëra atë që pritej nga unë”, ka thënë uruguaiani.

Goditja e fundit në karrierën e Suarez te Barcelona erdhi kur Ronald Koeman i tha atij përmes telefonit se nuk e kishte atë në planet e tij.

Pas pak ditësh sulmuesi zyrtarizoi kalimin te Atletico Madridi.

“Unë nuk do të isha i lumtur atje ku njerëzit nuk më dëshironin, por ky ndryshim [nënshkrimi për Atletico ] ishte i mirëpritur pas gjithçkaje që kisha përjetuar në Barcelonë dhe për shkak të mënyrës se si u largova [telefonata nga Koeman për t’i thënë atij se ai nuk ishte në planet e tij], ” ka thënë Suarez për largimin e tij.

Suarez është në garë për “Pichichi” në La Liga me 16 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori