LAJMI I FUNDIT:

Luis Enriques nuk i del inati nga humbja me Newcastle: Rezultati nuk ishte real, ne ishim më të mirë

Luis Enriques nuk i del inati nga humbja me Newcastle: Rezultati nuk ishte real, ne ishim më të mirë

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka këmbëngulur se ekipi i tij ishte më i mirë se Newcastle United, përkundër fitores së anglezëve me rezultat të thellë 4-1.

Golat e Miguel Almiron, Dan Burn, Sean Longstaff dhe Fabian Schar e fundosën PSG-në në një natë të mjerueshme në Tyneside të mërkurën. Ishte humbja e tyre më e rëndë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve që nga shtatori 2004 me humbjen që ndezi diskutime të ashpra të brendshme mes lojtarëve të PSG.


Megjithatë, një person që mendon se skuadra e tij nuk e meritonte të mposhtej, është trajneri i i tyre, i cili tha se rezultati i takimit nuk ishte real.

PSG reagon pasi katër futbollistët e tyre janë suspenduar për thirrjet homofobike
Lexo po ashtu PSG reagon pasi katër futbollistët e tyre janë suspenduar për thirrjet homofobike

Në një intervistë për Le Parisien, Luis Enrique tha: “Ne nuk e merituam atë rezultat. Ne i kemi parë gabimet dhe situatat që mund të përmirësojmë. Rezultati i të mërkurës nuk pasqyron aspak skenarin e ndeshjes. Natyrisht, bëmë gabime që na kushtuan gola, por rezultati ishte shumë i ashpër. Po, Newcastle e meritonte të fitonte, por, ka hapësirë ​​për përmirësim, rezultati nuk korrespondon me atë që pamë në fushë “.

Atmosfera në kampin e PSG-së nuk është e mirë pas humbjes ndaj një kundërshtari që ka luajtur ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve në dy dekadat e fundit.

PSG renditen në pozitën e dytë në grup me Newcastle si lider i grupit F. Ata po kalojnë në një formë të luhatshme edhe në elitën e futbollit francez gjithashtu. Të besuarit e Luis Enriques për momentin e gjejnë veten në pozitën e pestë në Ligue 1 pasi kanë fituar vetëm tri nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tash.

Longstaff zbulon se çfarë i tha Mbappes gjatë ndeshjes - por mbeti i zhgënjyer nga francezi
Lexo po ashtu Longstaff zbulon se çfarë i tha Mbappes gjatë ndeshjes - por mbeti i zhgënjyer nga francezi

Paris Saint-Germain ndeshjen e radhës në ligë e luan në udhëtim ndaj Rennes, aty ku do synohet me çdo kusht fitorja./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori