LAJMI I FUNDIT:

PSG reagon pasi katër futbollistët e tyre janë suspenduar për thirrjet homofobike

PSG reagon pasi katër futbollistët e tyre janë suspenduar për thirrjet homofobike

Paris Saint Germain ka reaguar pasi katër futbollistët e tyre janë përjashtuar për një ndeshje.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, Ligue 1 ka konfirmuar se katër lojtarë të Paris Saint-Germain janë suspenduar me një ndeshje për shkak të përfshirjes së tyre në thirrjet homofobike.

Katër lojtarët në qendër të vëmendjes janë Randal Kolo Muani , Ousmane Dembele , Achraf Hakimi dhe Layvin Kurzawa .


Gjatë një ndeshjeje kundër Marseille në Parc des Princes, tifozët e PSG-së u dëgjuan duke përdorur thirrje kundër homoseksualëve.

Pezullohen katër lojtarë të PSG-së, mbyllet tribuna më e zjarrtë e tifozëve parisienë
Lexo po ashtu Pezullohen katër lojtarë të PSG-së, mbyllet tribuna më e zjarrtë e tifozëve parisienë

Pjesë e kësaj ishin edhe disa lojtarë të PSG-së. Si rezultat, LFP u ka dhënë atyre pezullime me një ndeshje duke filluar nga 10 tetori. Plus, ata kanë mbyllur tribunën e Auteuil në Parc des Princes për dy ndeshje.

Për këtë ka reaguar edhe PSG që e ka konsideruar se një masë të tepruar.

“Klubi shpreh keqardhje që Komisioni Disiplinor ka zgjedhur një masë të tepruar dhe kolektive, e cila ka të ngjarë të minojë punën e dialogut dhe parandalimit të ndërmarrë nga klubi me shoqatat, institucionet dhe tifozët”.

Enrique largon fajin nga taktikat e tij në humbjen turpëruese nga Newcastle
Lexo po ashtu Enrique largon fajin nga taktikat e tij në humbjen turpëruese nga Newcastle

Futbollistët gjithashtu kërkuan falje në rrjetet sociale: “Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin e gjesteve dhe fjalëve tona në publik, veçanërisht tek të rinjtë që ëndërrojnë të shikojnë një ndeshje futbolli”.

“Na vjen keq sinqerisht për fjalët që nuk duhet të kishim thënë dhe dëshirojmë të kërkojmë falje. Në të ardhmen do të bëjmë çmos që të jemi edhe më shembullorë”, kanë thënë futbollistët në fjalë në një deklaratë të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori