LAJMI I FUNDIT:

Lufta për Paulo Dybalan e dy miqve të vjetër që u kthyen në armiq – Marotta dhe Paratici presin verën për argjentinasin

Lufta për Paulo Dybalan e dy miqve të vjetër që u kthyen në armiq – Marotta dhe Paratici presin verën për argjentinasin

Fabio Paratici dhe Beppe Marotta, ishin dyshja që nënshkruan me Paulo Dybala në Juventus për 40 milionë euro në vitin 2015 dhe mund të ndodh të luftojnë për nënshkrimin si lojtar i lirë në këtë verë që po vije.

Dybalas i mbaron kontrata me Juventusin në fund të sezonit. Ai kishte arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2026, por bardhezinjtë pritet të ndryshojnë kushtet e marrëveshjes duke i ofruar paga më të ulët.


Sipas Tuttosport, gjigantët e Serie A do t’i ofrojnë Dybalas një ulje rroge prej 15% dhe 28-vjeçari mund të vendosë të largohet nga Torino si lojtar i lirë gjatë verës.

Në anën tjetër mediumi argjentinas TycSports, raportoi javën e kaluar se La Joya nuk është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me kushtet e reja.

Tottenhami edhe Interi raportohet se janë dy klubet më të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit. Ironikisht, drejtorët e tyre, Fabio Paratici dhe Beppe Marotta e sollën argjentinasin në Torino në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh nga Palermo në vitin 2015.

Gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp në Juventus në muajin qershor, Paratici ka thënë se nënshkrimi i Dybala ka qenë “më i rrezikshmi në karrierën e tij”.

Marotta kishte pohuar diçka të ngjashme në të kaluarën, duke thënë se ‘kyçet e duarve po i dridheshin’ ndërkohë që ishte duke vendosur stilolapsin në letër për marrëveshjen me Palermon.

Marotta dhe Paratici e kthyen Juventusin në krye të futbollit italian dhe evropian pasi kaluan te Zonja e Vjetër së bashkua nga Sampdoria në vitin 2011.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre u prish në vitin 2018 pas kalimit të Cristiano Ronaldos te Juventus. Paratici bëri presion për të finalizuar marrëveshjen me Real Madridin, pavarësisht se Marotta nuk ishte plotësisht i bindur për aspektin financiar të operacionit.

64-vjeçari u largua nga Juventusi pak muaj pas kalimit të Ronaldos në Torino dhe së fundmi ka pohuar se nuk ka marrëdhënie të mira me Paraticin.

“Unë jam në marrëdhënie të mira me të gjithë në Juventus, përveç Paraticit. Problemi është në nivel njerëzor, jo profesional”, kishte thënë Marotta për Tuttosport në maj 2021.

Juventusi do të rifillojë bisedimet me Dybalan në shkurt, por në rast se ata nuk arrijnë një marrëveshje, Paratici dhe Marotta do të fillojnë luftën e tye sërish, duke u përpjekur të sigurojnë firmën e La Joya. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori