Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ditën e djeshme (e mërkurë) u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, kanë mirëpritur një vajzë.

Ndonëse deri më tani nuk është bërë një reagim zyrtar nga ana e çiftit, një gjë e tillë tashmë është konfirmuar nga motra e Marinës, prezantuesja e këngëtarja, Luana Vjollca.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

E njëjta ka shpërndarë një postim në InstaStory me përshkrimin: “Ndjenja më e mirë në botë”.

Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy bëhen prindër për herë të parë? Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy bëhen prindër për herë të parë?

Motrat ndërkaq vetëm pak ditë më parë realizuan një fotosesion bashkë, teksa në shkrim thuhej: “Tezja me mbesën”.

Përkundër se ende nuk është zbuluar emri i foshnjës, sipas disa aludimeve besohet të jetë “Marget” – kombinim në mes emrave të Marinës dhe Getit.

Luana nga ana tjetër këtë kohë po qëndron larg ekranit e po ashtu edhe projekteve muzikore. /Telegrafi/