LAJMI I FUNDIT:

LR PDSH: Përfaqësimi i shqiptarëve në ARM i pakënaqshëm

LR PDSH: Përfaqësimi i shqiptarëve në ARM i pakënaqshëm

Me rastin e 18 Gushtit, Ditës së ARM, Lëvizja për Reforma në PDSH, në një konferencë për mediat të mbajtur nga shefi i Departamentit të mbrojtjes, Taip Jusufi, kanë reaguar duke thënë se përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion është i ulët ndërsa sipas tyre ende ka njësi ku përfaqësimi i shqiptarëve është 0 për qind, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptarët përfaqësohen me rreth 14%,në ARM me rreth 20%. ku në bataljonin e njësitit special “Ujqit” 0% shqiptar, batalionin ”Renxher” 0.3% shqiptarë dhe policia ushtarake me vetëm 10% shqiptarë. Duhet potencuar faktin se përqindja e shqiptarëve zvogëlohet edhe në gradat më të larta ushtarake. Kjo vjen si pasojë e numrit të shqiptarëve që pranohen si kadet në Akademinë Ushtarake “Mihailo Apostolski”, e që nuk i kalon në çdo gjeneratë më shumë se 10% dhe po të vazhdojë kështu përqindja e oficerëve Shqiptar asnjëherë nuk do të rritet”, kanë thënë Jusufi i LR-PDSH.


“Qëllim strategjik i Lëvizjes për Reforma – PDSH mbetet inkuadrimi në NATO dhe BE, për këtë kërkojmë dhe do synojmë që buxheti për mbrojtje të jetë së paku 2% nga Buxheti i RM, sepse investimi në mbrojtje dhe siguri është direkt i lidhur me sigurinë e qytetarëve, gjë që u dëshmua edhe në katastrofën natyrore në rrethin e Shkupit, por për fat të keq si shembull negativ”, kanë thënë nga Departamenti për mbrojtje i LR PDSH./Telegrafi/