LAJMI I FUNDIT:

Loredana Zefi arrin marrëveshje me zviceranen Petra Z.: Ia pagoi mbi 400 mijë franga

Loredana Zefi arrin marrëveshje me zviceranen Petra Z.: Ia pagoi mbi 400 mijë franga

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, për më shumë se një vit është duke u përballur me zviceranen Petra Z.

Ajo së fundmi ka treguar mirëkuptim dhe pranoi sjelljen e gabuar ndaj palës së dëmtuar, sipas një letre nga prokurori publik i Lucernit, shkruan 20 minuten.


Zyra e Prokurorit Publik në Lucerne ka mbyllur çështjen kundër Loredanës, pasi ranë dakord për dëmshpërblime.

Petra Z. (Foto: 20 minuten)

Thomas Fingerhuth, avokati mbrojtës nga Cyrihu dhe avokati i Loredanës, janë të lumtur me rezultatin: “Ne jemi të lumtur që ishim në gjendje të trajtonim procedurat në një mënyrë që ishte e kënaqshme për të dy palët”.

Loredana gjen ‘paqen’ me zonjën Petra, publikon një fotografi të realizuar më 1 shtator
Lexo po ashtu Loredana gjen ‘paqen’ me zonjën Petra, publikon një fotografi të realizuar më 1 shtator

Ishte shumë e rëndësishme për Loredanën e po ashtu edhe për Petra Z. që të arrinin një zgjidhje miqësore, thotë Fingerhuth. “Gjëja më e rëndësishme është që Loredana dhe Petra Z. ishin në gjendje të flisnin me njëra-tjetrën dhe tani kanë sërish marrëdhënie të mirë”.

Reperja e njohur raportohet se ka paguar mbi 400 mijë franga për të arritur paqen me zviceranen dhe ajo tashmë ka shlyer një pjesë të borxhit ndaj saj.

Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Palët kërkuan një zgjidhje pa ndjekje të mëtejshme.

Për këtë qëllim, Prokuroria Publike e Lucernit caktoi një seancë dëgjimore ku arritën një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Pala e dëmtuar dëshironte dhe pranonte këtë marrëveshje dhe nuk ishte e interesuar në ndjekjen e mëtejshme të pretendimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori