Tottenhami e ka mposhtur Arsenalin në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin e Spurs, Alexandre Lacazette kaloi The Gunners në epërsi me një asistim të Granit Xhakës.

Por, tre minuta më vonë, vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Heung-Min Son, që përfitoi nga një gabim i David Luizit.

Tottenham vs Arsenal (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Arsenali kishte një mundësi të artë që të rikthente epërsinë, mirëpo Pierre-Emerick Aubameyang ishte i pafat nga gjuajtja e lirë.

Në 45 minutëshin e dytë, Arsenali ishte përsëri më i rrezikshëm, mirëpo ishite Tottenhami që e shënoi golin e epërsisë.

Tottenham vs Arsenal (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 81-të, Toby Alderwireld përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Arsenalit, duke shënuar me lehtësi për 2-1.

Pas javës së 35-të, Tottenhami është ngritur në pozitën e tetë me 52 pikë, ndërsa Arsenali në të nëntin me dy më pak.

Në xhiron e 36-të, Spurs takohen me Newcastle United, derisa The Gunners do të kenë punë me kampion e Ligës Premier, Liverpoolin. /Telegrafi/