LAJMI I FUNDIT:

Lojtari që shkaktoi përleshje në stërvitje, është largimi i radhës nga Ten Hag te United

Lojtari që shkaktoi përleshje në stërvitje, është largimi i radhës nga Ten Hag te United

Alex Telles do të largohet nga Manchester United pas një përplasjeje të raportuar në terrenin stërvitor.

Mbrojtësi i krahut do të largohet këtë verë pasi u përfshi në një grindje të ashpër me talentin Hannibal Mejbri, raportojnë mediat angleze. Përplasja u zhvillua vetëm disa ditë pasi skuadra humbi 4-0 ndaj Brighton në maj, një nivel veçanërisht i ulët për sezonin.


Të dy lojtarët duhej të ndaheshin dhe trajneri i atëhershëm i përkohshëm Ralf Rangnick bëri thirrje për ndërprerjen e seancës stërvitore para kohe. Shokët e skuadrës bënë një përpjekje për të qetësuar situatën, me luftën që shpërtheu pas një sfide. Klubi ka bërë të pamundurën për t’i mbajtur të përfshirët të fshehtë, por The Mirror tani raporton se ishte dyshja.

Publikohen pamjet e një zënke mes Fernandes dhe dyshes braziliane, Fred dhe Telles, që duket të jetë e inskenuar
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e një zënke mes Fernandes dhe dyshes braziliane, Fred dhe Telles, që duket të jetë e inskenuar

Telles iu bashkua United nga Porto në një transferim prej 15 milionë euro dhe nuk është hera e parë që ai ka qenë në një përballje të nxehtë. Ai pati një incident me mesfushorin Bruno Fernandes – ku u shfaqën pamjet në internet të një mosmarrëveshjeje me bashkatdhetarin Fred.

Telles u transferua nga Ole Gunnar Solskjaer, por nuk ka arritur të tregojë shenja se është pretendent për ekipin e parë. Me Porton, ai shënoi 23 gola në 160 ndeshje.

Në 26 ndeshjet që luajti sezonin e kaluar, klubi shënoi 32 gola – dhe Telles shpesh e kritikonte se ishte në një pozicion të dobët. Luke Shaw ka qenë emri i parë në skenën e skuadrës, me Telles që ishte opsion i dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori