LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët që duan të qëndrojnë te Barcelona

Lojtarët që duan të qëndrojnë te Barcelona

Pavarësisht një sezoni shumë zhgënjyes për Barcelonën, rikthimi i Xavi Hernandez si trajner kryesor dhe planet e tij për të rindërtuar klubin po bindin disa lojtarë të qëndrojnë dhe të rinovojnë kontratat e tyre.

Ka disa çështje komplekse për t’u zgjidhur, të tilla si e ardhmja e Ousmane Dembele dhe Sergi Robertos, të cilët aktualisht janë vendosur të bëhen lojtarë të lirë në fund të sezonit.


Njoftimi i vendimit të Ronald Araujos për të rinovuar me Barcelonën deri në vitin 2026 është një nxitje e madhe për klubin, pasi ai kishte interes të fortë nga klubet e Ligës Premier, por vendosi të qëndrojë në Camp Nou.

“Kurrë nuk kam dyshuar se i përkas këtij klubi, besoj në klub dhe në projekt. Ka pasur oferta të tjera të mëdha, por ne arritëm një marrëveshje shumë shpejt”, ka thënë Araujo pas rinovimit.

Zyrtare: Barcelona e blindon Araujon me një klauzolë të ‘çmendur’
Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona e blindon Araujon me një klauzolë të ‘çmendur’

Angazhimi për Gavin dhe Roberton

Rinovimi i mundshëm i kontratës së Gavit do të jetë një tjetër poenë i madh dhe pozitiv për Barcelonën, pasi 17-vjeçari shihet gjerësisht si një yll i së ardhmes.

Joan Laporta ka thënë se ai shpreson se do të arrihet një marrëveshje, me Barcelonën e gatshme të mbajë Gavin me çdo mjet të nevojshëm.

Barcelona po punon për më shumë rinovime kontratash
Lexo po ashtu Barcelona po punon për më shumë rinovime kontratash

Pas konfirmimit të rinovimit të kontratës së Araujos, gjithçka tregon se Roberto do të jetë i pari që do të hedhë stilolapsin në letër.

Pak muaj më parë, i ‘diplomuari’ i akademisë La Masia dukej sikur do të largohej nga klubi, por prania e Xavit ka sjellë ndryshimin e mendjes dhe tani pritet të qëndrojë.

Ousmane Dembele

Rasti më interesant është ai i Dembeles, i cili nga i destinuar për t’u larguar nga Barcelona në janar ka kaluar në shpresën se do të mbetet lojtar i Blaugranave edhe sezonin e ardhshëm.

Të dyja palët janë ende disi larg për sa i përket financave, por Dembele nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të rrugëtimit te Barcelona.

Dembele dhe Barcelona afër marrëveshjes
Lexo po ashtu Dembele dhe Barcelona afër marrëveshjes

Xavi po i jep kohë Dembeles për lojë dhe e ka lavdëruar sa herë që ai flet për mediat, gjë që po e bën francezin të ndihet i vlerësuar.

Në anën tjetër, një lojtar që prej kohësh e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë në Barcelonë sezonin e ardhshëm është Dani Alves. Së shpejti mund të presim lajme për të ardhmen e tij

I fundit, por jo nga rëndësia është talenti i mesfushës, Nico Gonzalez, i cili jo rrallëherë ka qenë pjesë e ndeshjeve nën urdhrat e Xavit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori