LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët me pagat më të ulëta në Ligën Premier, mes tyre është një emër befasues

Lojtarët me pagat më të ulëta në Ligën Premier, mes tyre është një emër befasues

Që futbollistët fitojnë shumë para, sidomos në Ligën Premier, nuk është diçka e re, por është interesante të merresh me lojtarët më pak të paguar që luajnë në kampionatin më elitar të futbollit në botë.

Yjet e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe Erling Haaland kanë pagën më të lartë në futbollin anglez.


De Bruyne fiton 23 milionë euro në vit në Manchester City, ndërsa bashkëlojtari i tij Haaland fiton 22.4 milionë euro.

Top 10 lojtarët më të paguar në Ligën Premier - diferencë e ngushtë mes tyre në fitime
Lexo po ashtu Top 10 lojtarët më të paguar në Ligën Premier - diferencë e ngushtë mes tyre në fitime

Por nga ana tjetër, ka futbollistë që fitojnë pakrahasueshëm më pak para se pjesa tjetër e yjeve dhe kolegët që mbledhin një pasuri të vërtetë për atë që bëjnë.

“Titullin” famëkeq të lojtarit me rrogën më të ulët në Ligën Premier e mban Alex Mighten, futbollisti i Nottingham Forest i cili aktualisht është i huazuar në klubin belg, Kortrijk.

Sipas kontratës së tij profesionale, ky 21-vjeçar fiton pak më pak se 4000 euro në javë apo më pak se 20 mijë euro në muaj.

Rhys Norrington-Davies (Sheffield United) është në vendin e dytë me pagë 4600 euro në javë dhe në vendin e tretë Jordan Clark (Luton) me 5700 euro në javë.

Në listën prej 10 futbollistësh me pagat më të ulëta në Ligën Premier, nuk ka yje të mëdhenj, me përjashtim të ish-portierit të parë të Liverpoolit, Loris Karius.

Emri i tij i befasoi tifozët në mbarë botën, sepse, pavarësisht disa ndeshjeve të dobëta si ajo në finalen e Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, kur ai “u bë i famshëm”, ai është ende një portier shumë i respektuar, vlera e të cilit i kalonte 10 milionë euro.

Karius aktualisht është anëtar i Newcastle United, ku fiton 11500 euro në javë.

Lojtarët që fitojnë më pak para në Ligën Premier me kontrata profesionale:

1.Alex Mighten (Nottingham Forest) – 4000 euro në javë

2.Rhys Norrington-Davies (Sheffield United) – 4600 euro në javë

3.Jordan Clark (Luton) – 5700 euro në javë

4.James Shea (Luton) – 8600 euro në javë

5.Pelly Ruddock Mpanzu (Luton) – 8600 euro në javë

6.Kourtney Hause (Aston Villa) – 9280 euro në javë

7.Loris Karius (Newcastle) – 11,500 euro në javë

8.George Baldock (Sheffield United) – 11,500 euro në javë

9.Tommy Doyle (Man City në huazim te Wolves) – 11,500 euro në javë

10.Max Lowe (Sheffield United) – 11,500 euro në javë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori