LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Real Madridit shpërblehen me nga një veturë nga BMW-ja, Perez ruan për vete më të shtrenjtën

Lojtarët e Real Madridit shpërblehen me nga një veturë nga BMW-ja, Perez ruan për vete më të shtrenjtën

Lojtarët dhe trajnerët e ekipeve të futbollit dhe basketbollit të Real Madridit kanë pranuar si dhuratë makinat sponsorizuese.

Këto janë makinat elektrike të sponsorit të ri të klubit BMW, kështu që lojtarët dhe trajnerët e ekipeve të futbollit për meshkuj dhe femra dhe ekipi i basketbollit do të ulen tani e tutje pas timonit të modeleve BMW iX dhe BMW i4.

BMW ka marrë sponsorizimin e Real Madridit nga Audi, i cili ka punuar me gjigantët madrilen për gati dy dekada.

Bashkëpunimi, i cili zgjati që nga viti 2003, dyshohet se u ndërpre pasi klubi dhe marka e famshme e makinave nuk arritën të bien dakord për zgjatjen e kontratës. Edhe pse nuk janë publikuar të gjitha detajet e kontratës mes klubit dhe BMW-së, supozohet se vlera e saj është rreth 7.5 milionë euro në vit.

Çdo lojtar i Real Madridit kishte të drejtë të zgjidhte një nga katër opsionet elektrike të ofruara, dhe më pas ngjyrën e makinës së tij.

Por, presidenti Florentino Perez ka zgjedhur veturën më të shtrenjtë të BMW-së, që kushton 137 mijë euro. Të tjerat ishin: BMW I4 M50: 76.500€,  BMW iX xDrive 40: 87.150€, BMW iX xDrive50: 103.537€ /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori