LAJMI I FUNDIT:

Loftus-Cheek lëndohet rëndë, së paku gjashtë muaj jashtë fushave të blerta

Loftus-Cheek lëndohet rëndë, së paku gjashtë muaj jashtë fushave të blerta
Ruben Loftus-Cheek (Foto by Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Ruben Loftus-Cheek ka pësuar një lëndim të rëndë dhe do të humb finalen e Ligës së Evropës dhe fillimin e sezonit të ardhshëm të Ligës Premier.

Mesfushori i Chelseat ka lënduar rëndë thembrën e Akilit pas miqësores kundër New England Revolution në Boston, Amerikë.


Mesfushori 23 vjeçar tani po përballet me të paktën gjashtë muaj mungese pasi që llogaritet se është lënduar më rëndë se Callum Hudson-Odoi.

Mjekët e klubit londinez do ta vlerësojnë dëmtimin dhe nëse konfirmohet frika e tyre, lojtari mund të jetë jashtë fushave të blerta deri në një vit.

Ai me siguri do të humbasë përplasjen kundër Arsenalit në Azerbajxhan, kur të besuarit e Maurizio Sarrit kërkojnë lavdi evropiane brenda dy javëve. Futbollisti gjithashtu do t’i mungojë kombëtares angleze në takimet e Ligës së Kombeve.

Theksojmë se londinezët triumfuan me rezultat të pastër prej 3-0 kundër skuadrës që bënë pjesë në ligën amerikane të MLS-it.

Ndryshe, Cheek deri më tani ka pasur 46 paraqitje për The Blues dhe ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori