LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nuk do ta transferojë Ramosin – arsyeja nuk është Salah

Liverpooli nuk do ta transferojë Ramosin – arsyeja nuk është Salah
Momenti kur Sergio Ramos e kishte lënduar Mohamed Salahun (Foto: Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli nuk do ta transferojë Sergio Ramosin dhe kjo nuk është për atë se çfarë ndodhi mes tij dhe Mohamed Salahut në sezonin e kaluar në finale të Ligës së Kampionëve në Kiev.

Mediat spanjolle raportojnë se The Reds dhe Manchester Unitedi kanë kontaktuar me agjentin e mbrojtësit spanjoll për ta transferuar atë në verë në Ligën Premier, pas raporteve të acaruara me Florentino Perezin.


Ramos dhe presidenti i Real Madridit ishin përplasur verbalisht në zhveshtore pas eliminimit nga Ajaxi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sergio Ramos dhe Mohamed Salah (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Por, Liverpooli nuk është i interesuar që ta transferojë mbrojtësin spanjoll nga madrilenët, pasi nuk i përshtatet filozofisë së lojës së Jurgen Kloppit. Një burim në Anfield ka thënë se Shanset janë 0.0 për qind që Liverpooli ta transferojë Sergio Ramosin nga Real Madridi – raporton The Mirror.

“Nuk ka të bëjë asgjë me atë çfarë ndodhi sezonin e kaluar në Kiev. Edhe po ta fitonim Ligën e Kampionëve dhe Ramos t’u jepte dorën të gjithë lojtarëve të Liverpoolit, ne nuk do ta transferonim”.

Sergio Ramos po mendon të largohet nga Reali
Lexo po ashtu Sergio Ramos po mendon të largohet nga Reali

“Ramos nuk është lojtari që e kërkon Jurgen Klopp, nuk i përshtatet filozofisë së lojës së tij. Ne nuk do ta transferonim atë edhe po të ishte i lirë”, ka shtuar më tej ky burim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori