Liverpooli ndryshon strategjinë e transferimeve shkaku i coronavirusit
366:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - DECEMBER 07: Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri, Virgil van Dijk, Jordan Henderson, James Milner and Trent Alexander-Arnold of Liverpool wait to take a free kick during the Premier League match between AFC Bournemouth and Liverpool FC at Vitality Stadium on December 07, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images) 12:"Getty Images
Liverpooli thuhet se po bën disa ndryshime në strategjinë e tyre në tregun e transferimeve.
Klubi nga Anfield ishin në kërkim për të larguar disa lojtarë pasi të skadojnë kontratat e tyre, përfshirë Adam Lallana.
Por, sipas mediumit lokal Liverpool Echo, pandemia e coronavirusit ka ndryshuar pamjen e tregut dhe disa nga ato vendime.
Lallanas thuhet se mund t’i ofrohet një marrëveshje e re për ta mbajtur atë në klub.
Dejan Lovren është një tjetër që ishte pothuajse një largim i garantuar, por ai gjithashtu nuk po kërkon të largohet pasi do të preferonte sigurinë e një marrëveshje të re në Liverpool.