LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mposht njomakët e Aston Villas dhe kalon tutje në FA Kupë – Shaqiri bën diferencën në pjesën e dytë

Liverpooli mposht njomakët e Aston Villas dhe kalon tutje në FA Kupë – Shaqiri bën diferencën në pjesën e dytë

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Aston Villas në kuadër të rrethit të tretë të FA Kupës.

Aston Villa kishte shumë probleme me COVID-19 dhe në këtë ndeshje futi në fushë, një skuadër të re, që vinin nga ekipin U23 dhe më poshtë.


Në anën tjetër Liverpooli kishte angazhuar disa nga yjet më të mëdha për të triumfuar në këtë takim.

Ndeshja nisi më mirë për Liverpoolin, që shënoi që në minutën e katërt me Sadio Mane (1-0).

Por Villa barazoi rezultatin në minutën e 41-të me të riun Louie Barry (1-1), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Liverpooli shtoi gazin, duke sulmuar më shumë portën e mysafirëve.

Georginio Wijnaldum shënoi për 2-1 në minutën e 60-të të ndeshjes.

Një minutë pas, në vend të Takumi Minamino në fushë u fut Xherdan Shaqiri që ishte në formë të lartë.

Ai fillimisht asistoi te goli i parë te Sadio Mane i cili shënoi me kokë për 3-1.

Pas dy minutash Xherdani kontribuoi edhe me një tjetër asistim, ku shënoi Mohamed Salah që shënoi për 4-1.

Ky ishte edhe rezultati i fundit i ndeshjes, që e kalon Liverpooli në 1/16. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori