LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli më i mirë me Milnerin në mesfushë sesa me Coutinhon

Liverpooli më i mirë me Milnerin në mesfushë sesa me Coutinhon

Ish sulmuesi i Aston Villas, Tony Cascarino thotë se James Milner e meriton statusin e legjendës së Ligës Premier.

Duke shkruar për The Times, Cascarino arsyetoi se “James Milner ka luajtur për Leeds Unitedin, Newcastle Unitedin, Aston Villën, Manchester Cityn dhe Liverpoolin dhe ka pasur paraqitje shumë të mira”.


“Ka pak njerëz që mund të thonë se e kanë shkëlqyer në çdo klub për të cilin ka luajtur. Të shtunën kundër Brighton & Hove Albionit, Yves Bissouma i bëri ndërhyrje të lejuar, por që u ngrit menjëherë në këmbët dhe nuk bëri probleme”.

Coutinho ishte kthyer në idhull te Liverpool (Getty Images)

“Ai është e kundërta e Neymarit, ai nuk është më i aftë, por i jep Liverpoolit diçka shtesë. Milner humbi pozitën në krahun e majtë, por është rikthyer fuqishëm”.

“Edhe pse Jurgen Klopp shiti Coutinho, ai ka fituar diçka duke e pasur Milnerin në mesfushë. Ne flasim për legjendat e Ligës Premier, por Milner ka qenë një profesionist që kur ishte 16-vjeçar.

“Ai fitoi tituj me City dhe tani është pjesë e një ekipi të shkëlqyeshëm të Liverpoolit dhe ka luajtur në disa pozicione”, shtoi ai.

James Milner deri më tani ka 99 paraqitje për Th Reds duke shënuar 13 gola. /Telegrafi/