LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli kryeson garën për transferimin e Koulibalyt

Liverpooli kryeson garën për transferimin e Koulibalyt

Liverpooli thuhet se po udhëheq garën përpara Manchester Unitedit dhe Real Madridit për Kalidou Koulibaly, i cili vlerësohet 100 milioën euro nga Napoli.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Napoli është i përgatitur të marr në konsideratë ofertat për reprezentuesin e Senegalit këtë verë.


Sidoqoftë, çmimi i tyre i kërkuar nuk do të shkojë nën 100 milionë euro, që është tashmë më i ulët sesa 120 milionë euro që ata kërkuan vitin e kaluar.

Liverpooli futet në garë për Koulibalyn, por nuk është gati ta paguajë çmimin e kërkuar nga Napoli
Lexo po ashtu Liverpooli futet në garë për Koulibalyn, por nuk është gati ta paguajë çmimin e kërkuar nga Napoli

I njëjti raport shprehet se Liverpooli është favoritë, kryesisht sepse ata do të përfshinin gjithashtu edhe Dejan Lovrenin si pjesë e marrëveshjes.

Manchester Unitedi dhe Real Madridi vijnë pas Reds, pasi ata duket se po përqendrohen më shumë në fusha të tjera për t’u përmirësuar tani, ndërsa PSG mbetet në prapavijë.

Koulibaly do të mbush 29 vjeç në qershor dhe është nën kontratë me Napolin deri në vitin 2023, por nuk ka asnjë klauzolë lëshimi në kontratën e tij, kështu që çdo negocim duhet të bëhet direkt me Presidentin Aurelio De Laurentiis.

Në rast shitje për këtë shifër, Napoli do të merrte një fitim të konsiderueshëm pasi u ble nga KRC Genk në vitin 2014 për vetëm 7,75 milion euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori