LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli kërkon hakmarrje ndaj Unitedit

Liverpooli kërkon hakmarrje ndaj Unitedit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Nathaniel Clyne, thotë se skuadra e tij dëshiron hakmarrjen ndaj Manchester Unitedit kur të dy skuadrat takohen në 1/8 e finales në Europa League.

Djajtë e Kuq kanë fituar në katër ndeshjet e fundit ndaj Redsave duke përfshirë edhe dy fitoret e sivjetme në ligë.


Ata do të luajnë lojën e parë në Anfield të enjten  dhe Clyne thotë se mezi pret këtë ndeshje që të revanshohet ndaj rivalëve.

“Të gjithë duan të luajnë në garat evropiane andaj do të jetë shumë interesante kundër rivalit United. Mendoj se është dashur të fitonim në ligë ndaj tyre. Por kemi kohë për të vendosur gjërat në rrugën e duhur dhe të kalojmë tutje”.

“Duhet të luftojmë deri në fund. E dimë që mund të krijojmë raste dhe se nëse jemi të mirë në mbrojtje mund t’i ndalim sulmet e tyre. Shpresoj të realizojmë gola dhe të arrijmë rezultat pozitiv për ndeshjen e dytë”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.

Liverpooli nuk e ka mposhtur Unitedin që nga shtatori i vitit 2013.

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori