Fitorja 3-0 e Liverpoolit ndaj Leicester Cityt në fundjavën që shkoi në Anfield, ishte e 64-ta me radhë dhe ende nuk kanë shijuar humbje.

Tri vite kanë kaluar nga humbja e fundit e The Reds në stadiumin e tyre dhe duket se skuadrat mysafire që luajnë aty kanë frikë të zhvillojnë lojën e tyre.


Por, Liverpooli nuk është skuadra e vetme me një ecuri kaq të mirë në shtëpi, pasi para tyre është një skuadër.

hypatia h e2dd343046a6f791b83b0ed1b09343b8 h 7372d9cef6e5640ed4a9b4099a73ab3f scaled

Më poshtë mund të shikoni skuadrat që kanë shkuar më së largu pa humbje në stadiumin e tyre:

Manchester United - 36 ndeshje (Dhjetor 1998 - Dhjetor 2000)

Manchester United kishte shkuar 36 takime pa pësuar disfatë, atëherë kur në krye të skuadrës ishte Sir Alex Ferguson. Ky rekord i tyre përfundoi në takimin përballë Liverpoolit, me një gol nga gjuajtja e lirë e Danny Murphyt më 17 dhjetor të vitit 2000.

Manchester City - 37 ndeshje (Dhjetor 2010 - Dhjetor 2012)

Roberto Mancini kishte gjetur formulën e suksesit te Citizens dhe po shkatërronte çdo kundërshtar në shtëpi. Mirëpo, ecurisë së tyre pozitive në Etihad i dha fund QPR, që në atë kohë fitoi 2-1.

Liverpool - 64 ndeshje (Prill 2017 - Vazhdon)

Që nga prilli i vitit 2017, The Reds nuk kanë pësuar humbje në shtëpi dhe po vazhdojnë me formë të mirë edhe tani në këtë vit. Humbja e tyre e fundit në Anflied Road ka qenë kundër Crystal Palaces, kur Christian Benteke kishte shënuar dy herë.

Chelsea - 86 ndeshje (Mars 2004 - Tetor 2008)

The Blues kishin ndërtuar një skuadër të frikshme me Jose Mourinhon dhe po korrnin suksese në Ligën Premier. Mirëpo, ishte tetori i vitit 2008, kur Liverpooli i mposhti në Stamford Bridge me golin e Xabi Alonsos, për t'i dhënë fund ecurisë së tyre pa humbje, por që ende e mbajnë rekordin. /Telegrafi/

telegrafi sport app