LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli gjen një emër befasues për ta pasuar Kloppin

Liverpooli gjen një emër befasues për ta pasuar Kloppin

Liverpooli po përgatitet për jetën pas Jurgen Klopp, i cili ka njoftuar largimin e tij verën e ardhshme pas tetë vitesh në Anfield dhe një emër surprizë ka kërcyer papritur në krye të favoritëve për të marrë drejtimin e klubit të famshëm.

Xabi Alonso, Roberto de Zerbi, Julian Nagelsmann dhe Ange Postecoglu janë përmendur prej javësh, por një emër i ka kaluar të gjithë.


Bëhet fjalë për një njeri që papritur “kërceu” në vendin e parë sepse skautët e Reds ishin tashmë në lojë për të provuar të shihnin gjithçka që ai mund të bëjë.

Liverpool identifikon dy opsione rezervë nëse Alonso refuzon kalimin në Anfield
Lexo po ashtu Liverpool identifikon dy opsione rezervë nëse Alonso refuzon kalimin në Anfield

Po flasim për emrin e famshëm të futbollit portugez Ruben Amorim, një njeri që po bën një punë fantastike në stolin e Sporting Lisbonës.

Amorim ka krijuar një skuadër nga Sportingu që është përpara Benficas dhe Portos, që deri vonë ishte e paimagjinueshme për mundësi në futbollin portugez.

Sipas Daily Mail, Liverpooli ka dërguar skautët për të monitoruar karakterin dhe veprën e Amorimit në një numër ndeshjesh, duke përfshirë fitoren e së enjtes në gjysmëfinale të kupës ndaj Benficas.

Përveç Amorimit, raportohet gjithashtu se kanë ardhur edhe skautët për të monitoruar mbrojtësin Ousmane Diomande, i cili mund të jetë zgjidhja për të ardhmen e Liverpoolit në atë pozicion.

Sporting Lisbona e vlerëson mbrojtësin e tij në 70 milionë euro, por edhe kjo nuk duhet të jetë shumë e shtrenjtë për Reds, të cilët në të kaluarën shpenzuan shumë para për përforcime, veçanërisht në mbrojtje. /Telegrafi/