LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli favorit për Paredesin

Liverpooli favorit për Paredesin

Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes, mund të përfundoj të kampionatin anglez, Liga Premier.

Arsenal dhe Tottenham ishin të interesuar për transferimin e mesfushorit të Romës, Paredes, por tani garës i është shtuar edhe një rival i fortë nga Liga Premier.


Sipas Corriere dello Sport, Liverpooli duket se do ta fitoj garën për shërbimet e tij, duke mposhtur dy skuadra londineze, përcjell Telegrafi.

Nëntë skuadra angleze e duan yllin e ri të Romës
Lexo po ashtu Nëntë skuadra angleze e duan yllin e ri të Romës

22-vjeçari është lidhur me një kalim në nivelin e lartë anglez në afatin kalimtar të janarit, por Roma ishin të etur për të shtyrë shitjen e tij deri në verë në mënyrë që të përdorin fondet që vijnë për të nënshkruar me mesfushorin e Atalantas, Franck Kessie.

Paredes, i cili ka bërë 22 paraqitje për klubin nga Serie A këtë sezon, është nën kontratë deri në qershor të vitit 2019 dhe mendohet që klubi romak e vlerëson rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/