LAJMI I FUNDIT:

Liverpool ofron 21 milionë euro për mesfushorin e Romës

Liverpool ofron 21 milionë euro për mesfushorin e Romës

Liverpooli thuhet se kanë ofruar 21 milionë euro për Leandro Paredes, por Luciano Spalletti ka deklaruar se ai dëshiron të mbajë mesfushorin në Romë.

Paredes tashmë ka tërhequr shumë vëmendje falë performancave të tij, teksa ishte në huazim te Empoli gjatë sezonit të kaluar.


Sipas Sunday Express, Liverpooli janë të përgatitur për të paguar 18 milionë funte apo rreth 21 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin argjentinas.

Roma tregon çmimin e Paredesit për skuadrat e interesuara
Lexo po ashtu Roma tregon çmimin e Paredesit për skuadrat e interesuara

Megjithatë, trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka thënë dje për Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium që ai dëshiron ta largoj nga lista e largimeve Paredesin.

22-vjeçari ka qenë shumë mbresëlënës në zëvendësimin e tij për Daniele De Rossi, pasi Roma fiton 4-0 ndaj Udineses, në ndeshjen hapëse të Series A. /Telegrafi/