LAJMI I FUNDIT:

Liverpool – Chelsea, dueli përcaktues për titull ekskluzivisht në IPKO

Liverpool – Chelsea, dueli përcaktues për titull ekskluzivisht në IPKO
Xherdan Shaqiri, Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver

Liverpooli e pret Chelsean në atë që është një prej dueleve përcaktuese për titullin e kampionit të Anglisë.

The Reds do të presin Blutë e Londrës në Anfieldin e zjarrtë.


Pikërisht vite më parë ishte kjo ndeshje që e ndaloi Liverpoolin të shpallet kampion, kur pas një rrëshqitje të Gerrard ishte Demba Ba ai që gjeti golin për Chelsean dhe City u shpall kampion në atë sezon.

Liverpool . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Nëse do të ndodhë skenari i njejtë mbetet të shihet, por Liverpooli do të jetë i motivuar para shikuesve të vet për këtë super duel.

Sfida zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në Supersport Kosova 1 dhe Supersport 2 të platformës më atraktive televizive, IPKO.

Ndeshjet tjera që do të jenë në transmetim:

E shtunë:

Huesca- Barcelona (16:15, SS3)
Roma – Udinese (18:00, SS2)
Man Utd – West Ham (18:30, SSK1)
Milan – Lazio (20:30, SSK1, SS2)

E dielë:

Frosinone – Inter (20:30, SSK1)

E hënë:

Leganes – Real Madrid (21:00, SS2)