LAJMI I FUNDIT:

Liverpool 2-1 Aston Villa, notat e lojtarëve

Liverpool 2-1 Aston Villa, notat e lojtarëve

Liverpooli ka fituar në fund me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier.

Reds kanë arritur të shfrytëzojnë terrenin vendas për të marr një fitore të madhe e cila i ngjet në tabelë apo më saktë në pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mohamed Salah (56’) dhe Trent Alexander-Arnold (90+) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Ollie Watkins (43’).

Liverpooli fiton në frymën e fundit me rikthim ndaj Aston Villas dhe ngjitet në pozitën e katërt
Lexo po ashtu Liverpooli fiton në frymën e fundit me rikthim ndaj Aston Villas dhe ngjitet në pozitën e katërt

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri mysafir, Emiliano Martinez, i cili pas pritjeve të shumta u notua me 7.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin e vendasve, Sadio Mane që u vlerësua me notë 6.0.

Për disa minuta në fund të ndeshjes luajti edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, por që nuk pati kohë të mjaftueshme për t’u notuar.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/