Liverpool dhe Manchester United kanë barazuar në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Premier.

E gjithë kjo në saje të portierëve të të dyja skuadrave, David de Geas së Unitedit, përkatësisht Simon Mignolet.


Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave përkatëse.

Më i miri në fushë ishte mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, i cili u vlerësua me notën 7.7.

Ashley Young i United u vlerësua me notën 6, e cila ishte më e dobëta në këtë ndeshje.

Në fakt, edhe të inkuadruarit në njëzet minutat e fundit të takimit, Rashford, Lingaard, Lindelof, Sturridge dhe Solanke, u vlerësuan me notën e njëjtë si Young.

Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e gjashtë me 13 pikë ndërsa United rrëmben vendin e parë me njëzet pikë. /Telegrafi/ Liverpool

poli 1

Manchester United

poli 2

telegrafi sport app