Ndeshjet shpesh herë vendosen nga mesfusha – ato mund të fitohen, por edhe të humben.
FourFourTwo ka listuar dhjetë mesfushorët që kanë arritur të lënë gjurmë ndër vite, e që pozita e parë mund të thuhet se është më se e merituar.
Por, Telegrafi do t’i listojë ato nga pozita e dhjetë, duke shkuar nga vendi i parë:
10) Cluade Makelele
Mesfushori francez ishte një vizionar në mesfushën e Chelseat dhe Damien Duff, Hernan Crespo e Joe Cole e kishin vlerësuar atë edhe pse pothuajse ishin transferuar në të njëjtën kohë.
9) N’Golo Kante
Nga liga e dytë e Francës, te një kampion i Ligës Premier me Leicesterin në vitin 2015, e një vit më pas arriti të bënte të njëjtën gjë me Chelsean, e që e fitoi edhe Kupën e Botës.
8) Luka Modric
Mesfushorit kishte arritur t’i mahnitë të gjithë me formën e tij që e kishte te Tottenham Hotspuri – madje cilësitë e tij ishin biletë për të që të kalonte te Real Madridi dhe të fitonte Topin e Artë në vitin 2018.
7) David Silva
Spanjolli ka qenë sikurse vera, sa më i vjetër, aq më i mirë bëhej dhe me ardhjen e Pep Guardiolas te Manchester City, ai kishte arritur të shfaq cilësitë e tij prej një magjistari në mesfushë.
6) Yaya Toure
Në kulmin e karrierës së tij edhe kundërshtarët e kanë vlerësuar lojën e tij, madje e kishin përshkruar atë si një arrë e fortë në mesfushën e Cityt, pasi i ishte të gjitha – driblimet, gjatësinë dhe fizikun e ashpër.

5) Patrick Vieira
Mund të thuhet se prej largimit të tij, Arsenali nuk ka arritur të gjejë një mesfushor defanziv më të mirë. Shumë lojtarë kanë tentuar të zëvendësojnë atë, mirëpo asnjëherë nuk kanë arritur të kenë cilësitë e tij dhe vizionin e tij për të hapur lojën dhe për t’i detyruar kundërshtarët të luajnë lojën e Arsenalit.
4) Steven Gerrard
Gjithmonë ka ekzistuar pyetja se sa i mirë do të ishte Steven Gerrard po të luante me lojtarë të klasit të tij te Liverpooli apo te ndonjë skuadër tjetër, Anglezi i mahniste të gjithë me golat e tj, sidomos ato nga distanca që ishin të jashtëzakonshme.
3) Paul Scholes
Të gjithë lojtarët e Manchester Unitedit dhe ata të Anglisë kanë deklaruar se kishin nderin që të luanin së bashku me Scholes – apo ‘Scholes os Manchester’. Sir Alex Ferguson kishte kohën e tij të artë së bashku me mesfushorin dhe për shumë vite e dominuan Ligën Premier.
2) Frank Lampard
Dashuri, pasion dhe luftë, kështu përshkruhet anglezi nga tifozët e Chelseat që arritën të ngjisin klubin nga një skuadër mesatare, në njërën ndër më të mirat në Evropë.
1) Roy Keane
Ai nuk i ka ndoshta driblimet e mesfushorëve që përmenden më lartë, mirëpo ishte lider dhe personalitetin e tij kishte fituar ndeshjet te Djajtë e Kuq. Kur thënia në fillim se ndeshjet fitohen dhe humben nga mesfusha, pikërisht kjo thënie shkon për Keane që ishte shndërruar në lider te Unitedi dhe top klube evropiane e dëshironin në atë kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Lionel Messi refuzon ofertën marramendëse të Al-Hilal, do t'i bashkohet Inter Miamit në MLS

Borussia Dortmund e konfirmon se Jude Bellingham është afër Real Madridit – zbulon shifrat e transferimit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania

Detajet e marrëveshjes së Kante me Al Ittihad, mesfushori do t’i bashkohet Benzemas

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden