LAJMI I FUNDIT:

Liria dhe Dukagjini luajnë vetëm për tri pikët

Liria dhe Dukagjini luajnë vetëm për tri pikët

Liria dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prizrenasit janë nikoqir të klinasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë nga ora 13:00.


Ekipi i Nedim Yigit nuk di për fitore që shtatë ndeshje, por pas barazimit të fundit që erdhi pas pesë humbjeve radhazi, motivimi është kthyer dhe duan fitore para tifozëve të tyre.

Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut nuk di për humbje në nëntë ndeshjet e fundit, ku nga to ka shtatë barazime dhe përsëri kërkon rezultat pozitiv nga ky udhëtim jo i lehtë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Liria: Shala; Dube, Zenunaj, Topalaj, Megameno; Arifi, Gavazaj, Stafa; Tjiueza, Petrus, Alidema;

Dukagjini: Haxhihamza; Pllana, Dallku, Basri, Neziri; Feka, Hugo, Morina; Çyrbja, Santos, Mërlaku;

/Telegrafi/