LAJMI I FUNDIT:

Linja ajrore Southwest ofron ulëse falas për “pasagjerët që nuk ndihen komod në një ulëse”

Linja ajrore Southwest ofron ulëse falas për “pasagjerët që nuk ndihen komod në një ulëse”

Linja ajrore me kosto të ulët, Southwest ka zbuluar se do të ofrojë ulëse falas, në varësi të nevojave të pasagjerëve të tyre.

Thënë më konkretisht, bëhet fjalë për konsumatorët, trupat e të cilëve dalin përtej ulëses dhe të cilët kanë të drejtë të kërkojnë një vend shtesë.


Aktualisht, ajo është një nga linjat ajrore të pakta, nëse jo të vetmet, që e ofrojnë këtë mundësi.

Kjo politikë e re nga linja ajrore, thuhet se ndihmon në akomodimin e klientëve për fluturim, dhe shmangien e kërkesave të klientëve që heqin dorë nga ulëset e tyre.

Më e rëndësishmja, siguron që klientët të kenë ulëse të sigurta dhe të rehatshme.

Eksperti i udhëtimeve dhe TikTokeri, Jae’lynn Chaney, tha se ky veprim është mjaft i rëndësishëm.

“Shpresoj të shoh më shumë linja ajrore duke zbatuar politika të këtij lloji”, tha ai.

Një pasagjere, Kimmy, fitoi një biletë falas për vendin e saj shtesë, dhe për këtë veprim thotë se e duartroket linjën ajrore.

Ndërsa, një tjetër pasagjere, Caroline, tha se kjo ishte përvoja më e këndshme e fluturimit, pasi ajo kishte fituar dy vende shtesë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Fun
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori