LAJMI I FUNDIT:

Linda Halimi publikon fotografi të vajzës së saj

Linda Halimi publikon fotografi të vajzës së saj
Linda Halimi (Foto: Instagram/linditaworld)

Muaj më parë, Linda Halimi u bë nënë duke i befasuar fansat e saj, meqenëse e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë.

Këngëtarja dhe partneri i saj, Big D, u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Kaimana.


Të gjitha lajmet nga Linda Halimi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Linda Halimi

Pas lajmit për lindjen e vajzës, Lindita i publikoi edhe disa imazhe nga shtatzënia, të cilat nuk i kishte postuar më herët.

Ndërsa tashmë, këngëtarja ka vendosur t’ua prezantojë fansave vajzën e saj përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

Për më shumë, ajo ka treguar edhe profilin e Kaimanas në Instagram, ku mund të shihen fotografi të tjera të vajzës. /Telegrafi/