LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier e ‘çmendur’, 13 rekordet që u thyen këtë afat kalimtar (Foto)

Liga Premier e ‘çmendur’, 13 rekordet që u thyen këtë afat kalimtar (Foto)

Rekordi që vendosi Liga Premier Liga vitin e shkuar me (870 milionë funte shpenzime) u thye këtë verë, me 20 klubet e elitës së kampionatit anglez që shpenzuan 1.1 miliardë funte për t’u përforcuar.

13 prej 20 klubeve të Premier Ligës thyen rekordet e tyre respektive, me Manchester Unitedin që e bëri Paul Pogban futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror.


Shokuese ishin edhe huazimet eksod të Manchester City dhe Arsenalit, në veçanti me numrin 1 të portës së Anglisë, Joe Hart, i cili iu bashkua Torinos dhe talentin e madh të futbollit anglez, Jack Willshere, i cili u huazua te Bournemouth.

1,175,230,000

Klubet e Ligës Premier shpenzuan në total 1.1 miliardë funte gjatë kësaj vere. Transferimet e shtrenjta të Pogba, Stons, Sane, Xhakës, Mustafit dhe Luizit ndikuan në thellimin e këtij rekordi.

fotoi 1

13

Trembëdhjetë klube thyen rekordet e tyre respektive të transferimeve: (Pogba – £89.3m), Cristal Palace (Benteke – £32m), Everton (Bolasie – £30m), Leicester (Slimani – £29.7m), West Ham (Ayew – £20.5m), Southempton (Bufal – £16m), Swansea (Borja Baston – £15.5m), Bournemouth (Ibe – £15m), Sunderlnad (Didie N’Dong – £13.6m), Hull (Meyson – £13m), Watford (Roberto Perreira – £13m), WBA (Chadli – £13m), Buynley (Hendrik – £10.5m).

20

Një ekip anglez e kishte vendosur për herë të fundit rekordin e transferimit më të shtrenjtë në botë 20 vite më parë. Lëvizja e Allan Shearer për 15 milionë funte nga Balckburn te Newcastle vendosi rekord botëror në vitin 1996. Rikthimi i Pol Pogbas në “Old Trafford” për 89.3 milionë funte theu rekordin e vendosur nga Real Madridit për transferimin e Gareth Bale.

pogba

47.5

City vendosi rekordin më të shtrenjtë të transferimit të një futbollisti anglez për këtë verë, kur pagoi 47.5 milionë funte Evertonin për qendërmbrojtësin Stones.

stones

32

Transferimin më të shtrenjtë të ditës së fundit të afatit kalimtar i bëri Chelsea, që pagoi 32 milionë funte për të rikthyer në “Stamford Bridge” nga PSG-ja mbrojtësin brazilian, David Luiz.

luiz

177

Ciy është mbreti i këtij afati kalimtar në Angli, pasi shpenzoi e vetme 177 milionë funte  për talente të reja.

man city

17

Hull City vendosi rekordin e skuadrës më dorështrënguar me vetëm diçka më tepër se 17 milionë funte shpenzime.

hull city

12

Middlesbroug ishte skuadra më aktive e Ligës  Premier, me 12 lojtarë të afruar.

negredo

4

United mund të ketë qenë një prej ekipeve që shpenzoi më tepër, por mbajnë edhe rekordin e skuadrës që afroi numrin më të ulët të lojtarëve.

mancha 1

38

Chelsea theu rekordin që e mbanin po vetë ata, për numrin e lojtarëve të huazuar. Met Miazga te Vitesse u bë lojtari i 38-të që u largua nga “Stamford Bridge” vetëm përkohësisht.

chelse a

27

Chelsea mban gjithashtu rekordin e numrit më të lartë të largimeve këtë verë. 27 futbollistë u transferuan përgjithmonë ose përkohësisht nga blutë e Londrës.

3

Tre klube së bashku: Middlesbroug, Sunderland dhe West Ham afruan vetëm 3 lojtarë në formë huazimi këtë verë.

januzi

170

Shifra që klubet shpenzuan vetëm ditën e fundit të afatit kalimtar arriti në 170 milionë funte .

sissoko

34

Këto 170 milionë funte u shpenzuan për 16 afrime, 12 largime dhe 6 lojtarë që u transferuan brenda kampionatit.

00:05

Marrëveshja e Hullit për të transferuar Markus Henriksenin nga AZ Alkmar ishte transferimi i fundit i Ligës Premier, i cili u mbyll 4 minuta pas mesnate.

173

Në total, klubet e Premier Ligës huazuan 173 lojtarë.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori