LAJMI I FUNDIT:

Liga e Parë në basketboll, sfidat e xhiros së 15-të

Liga e Parë në basketboll, sfidat e xhiros së 15-të
(Foto: basketbolli.com)

Nga dita e martë e deri të premten do të zhvillohet xhiroja e 15-të në Ligën e Parë në basketboll te meshkujt.

Reklama

Takimi i parë do të jetë ndërmjet RC Cola Dritës dhe Feronikelit. Gjilanasit janë në vendin e parë me 13 fitore dhe vetëm një humbje, derisa Feronikeli ka tri fitore dhe 10 humbje.

Të enjten do të zhvillohet dueli kryesor i kësaj xhiro ndërmjet New Basket dhe AS Prishtinës. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa prishtinasit 11 fitore dhe dy humbje, duke synuar vendin e parë në renditje.

Istogu, që ka 12 fitore dhe dy humbje do të sfidohet nga Megasports, që ka katër fitore dhe 10 humbje. Të premten do të përballen dy skuadrat prishtinase Marigona Hill Prishtina-Prishtina e Re.

Ndeshja e fundit për këtë xhiro është ndërmjet Lipjanit dhe Vushtrrisë. Skuadra nga Lipjani ka një fitore dhe 13 humbje, ndërsa vushtrriasit gjashtë fitore dhe tetë humbje.

Liga e Parë – Java 15

E martë

19:00 RC Cola Drita – Feronikeli

E enjte

18:30 New Basket-AS Prishtina

E premte

17:00 Megasports – Istogu

18:15 Marigona Hill Prishtina – Prishtina e RE

19:30 Lipjani – Vushtrria


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

La Liga
Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

La Liga
Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë  debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Ligat tjera
Inter Miami zyrtarizon Lionel Messin me një video interesante

Inter Miami zyrtarizon Lionel Messin me një video interesante

Ligat tjera
Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtarët më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit – ku futet në këtë mes Jude Bellingham

Lojtarët më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit – ku futet në këtë mes Jude Bellingham

La Liga
Kalo në kategori