Emma Watson iu është adresuar thashethemeve për një lidhje të mundshme me princin e Anglisë, Harry.

Aktorja ka përdorur rrjetin social Twitter për të shuar zërat që po qarkullojnë javën e fundit nëpër media, se ajo edhe Princi Harry kanë filluar një lidhje bashkë, transmeton koha.net.


Sipas disa shkrimeve, thuhet se Harry është shumë i impresionuar me aktoren dhe shpërndarjen e feminizmit që po bën ajo nëpër botë.

Por, Watson ka shkruar: “Botë, a ju kujtohet ajo biseda që kemi pasur për të mos besuar gjithçka që shkruhet në media?”. /Telegrafi/