LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e pazakontë e presidentit të Francës me gruan 24 vjet më të moshuar, Brigitte: E meta e vetme e Macron është se është më i ri se unë (Foto)

Lidhja e pazakontë e presidentit të Francës me gruan 24 vjet më të moshuar, Brigitte: E meta e vetme e Macron është se është më i ri se unë (Foto)

Në intervistën e parë të gjatë prej se burri i saj është bërë president i Francës, Brigitte Macron ka folur rreth martesës me partnerin e saj 24 vjet më të ri.

64-vjeçarja dhe 39-vjeçari Emmanuel Macron janë njohur kur Brigitte ligjëronte letërsi dramatike në një shkollë të mesme, ku shkonte edhe presidenti aktual francez.


Brigitte ishte 40 vjeçare kur u takua me nxënësin 15 vjeçar Emmanuel

Nuk është e qartë se si ka nisur lidhja ndërmjet tyre, por çifti u martua një vit pas ndarjes së Brigitte nga bankieri Andre-Louis Auziere, me të cilin i ka tre fëmijë.

Gjatë një interviste për Elle, ajo e ka kujtuar kohën kur ishte njohur me Emmanuel, teksa punonin në një shfaqje.

Çifti Macron çmendet pas Rihanna-s, por fotoja më e bukur është me Presidentin (Foto)
Lexo po ashtu Çifti Macron çmendet pas Rihanna-s, por fotoja më e bukur është me Presidentin (Foto)

“Në atë kohë nuk kishte asnjë lidhje ndërmjet nesh, por kishte thashetheme dhe unë shqetësohesha për fëmijët e mi”, ka treguar Brigitte.

Diferenca në moshë ka qenë temë e vazhdueshme në media

Më tej, ajo ka theksuar se do të ishte e humbur në jetë, po të mos kishte marrë vendim që të ishte me mashkullin që e do – njofton Telegrafi.

“Në jetët tona ka momente kur duhet të marrim vendime vitale. Për mua ishte ky. gjithçka që është thënë për diferencën prej më shumë se 20 vjetësh, është e parëndësishme”.

“Natyrisht, se unë i kam rrudhat e mia dhe ai ka rininë e tij. Por, po të mos e kisha marrë atë vendim, do të isha e humbur”.

Brigitte është e vetëdijshme se gjithmonë do të flitet për moshën e tyre

“Isha e lumtur me fëmijët e mi, por njëkohësisht ndjeja se duhej ta përjetoja këtë dashur që të isha tërësisht e lumtur”, ka rrëfyer gruaja e Macron.

Ajo ka pranuar se e ka pasur të vështirë gjatë fushatës presidenciale, për shkak të komenteve të vazhdueshme për diferencën në moshën e tyre.

“Kur lexoj për ne, më duket sikur lexoj historinë e dikujt tjetër. Tregimi jonë është shumë i thjeshtë. Faji i vetëm i Emmanuelit është se është më i ri se unë. I kam dhënë fund kësaj duke thënë se komentet nuk më pengojnë, por duhet të përballem me to”, ka deklaruar Brigitte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori