LAJMI I FUNDIT:

Liderët e Ballkanit Perëndimor zotohen për një zonë unike ekonomike (Video)

Liderët e Ballkanit Perëndimor zotohen për një zonë unike ekonomike (Video)

Në konferencën e mbajtur në Sofje që u organizua nga Banka Botërore ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, liderët e Ballkanit Perëndimor u zotuan për një zonë të vetme ekonomike.

Ai ka deklaruar se koridori 8 dhe 10 paraqet një mundësi plotësuese për zhvillim të rajonit të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Banka Botërore (BB) bëri të ditur se do të mbështetë Projekt për lehtësimin e transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor me vlerë prej 150 milion dollarë, duke shtuar se përfitimi i Ballkanit Perëndimor do të arrijë në një miliard dollar.

Kristialina Georgieva, përfaqësuese e BB-së tha se sistemi me një sportel në vendkalimet kufitare ndihmon ndërlidhjen ekonomike të rajonit dhe lehtësimin e tregtisë dhe lëvizjes së njerëzve.

Eurokomisioneri Johannes Hahn theksoi se një ekonomi unike për rajonin paraqet mënyrë për uljen e dallimeve ekonomike me BE-në, me qëllim afrimin me BE-në.

Kryeministri bullgar Boyko Borisov bëri thirrje që e kaluara t’u lihet atyre që merren me të kaluarën kurse udhëheqësitë politike të tanishme të përqëndrohen në të ardhmen e shteteve amë dhe të rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori