Lewandowski uron yjet e Barcelonës për triumfin në Kampionatin Botëror 2026

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka uruar ish-bashkëlojtarët e tij pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke shprehur krenarinë dhe lumturinë që shumë futbollistë të rinj të klubit katalanas arritën të ngrejnë trofeun më të rëndësishëm në futboll.
Sulmuesi polak, i cili të mërkurën bëri debutimin e tij në MLS me Chicago Fire, u pyet për fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit.

Ai nuk kurseu fjalët e mira për lojtarët e Barcelonës, të cilët ishin pjesë e suksesit historik të "La Rojas".
"Shumë nga bashkëlojtarët e mi te Barcelona kanë fituar Kupën e Botës dhe jam shumë i lumtur për ta", tha Lewandowski.
"Janë lojtarë shumë të rinj. Vetëm pak javë më parë po luaja përkrah tyre, ndërsa tani i shoh si kampionë bote. I përgëzoj të gjithë".

Deklarata e Lewandowskit vjen pas suksesit të madh të Spanjës në Botërorin 2026, ku një numër i konsiderueshëm i futbollistëve të Barcelonës luajtën rol kyç në rrugëtimin drejt titullit kampion.
Mesazhi i sulmuesit polak është një dëshmi e respektit dhe lidhjes që ai vazhdon të ketë me ish-shokët e skuadrës, pavarësisht largimit të tij nga klubi katalanas. /Telegrafi/









































