LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski me fjalë të mëdha për Xavin

Lewandowski me fjalë të mëdha për Xavin

Robert Lewanandowski është padyshim lojtari kryesor i Barcelonës këtë edicion.

Sulmuesi polak ka shënuar vazhdimisht, derisa Barcelona vuajti shumë derisa e transferoi atë në verën e vitit të kaluar nga Bayern Munich.


34-vjeçari ka folur për transferimin e tij në Camp Nou dhe ndikimin që pati trajneri Xavi Hernandez.

“Që në momentin e parë mund të kuptosh se ai ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm dhe se ajo që po bën është e saktë. Pastaj beson dhe e di që rruga është e drejtë dhe për këtë mund ta mbështesësh dhe ta ndjekësh. Sigurisht, ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm”, deklaroi sulmuesi polak për Xavi Hernandezin.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë ndryshimin mes të qenit lojtar dhe trajner. Edhe nëse ke qenë një lojtar i mrekullueshëm, është e vështirë të bëhesh trajner i madh. Ndryshimin në fund e bën suksesi. Dhe unë mendoj se Xavi po shkon drejt suksesit”, tha Lewa.

Dy golat e ardhshëm të Lewandowskit do t'i kushtojnë ‘shtrenjtë’ Barcelonës
Lexo po ashtu Dy golat e ardhshëm të Lewandowskit do t'i kushtojnë ‘shtrenjtë’ Barcelonës

Tutje Lewandowski ka thënë se pas fitimit të Superkupës ndihet se është në shtëpinë e tij dhe synon të fitoj tjerë trofe me katalunasit.

“Jam një lojtar që tashmë e kam fituar një titull me këtë klub, tani mund të mendojmë për titullin tjetër në të ardhmen. Pas këtij titulli ndjeva se jam në shtëpinë time”.

“Nuk është se duhet të provoj diçka, por po prej të shoh se çfarë mund të arrijmë dhe çfarë do të bëjmë. Dhe kjo ishte një ndjenjë shumë e bukur”, përfundoi Lewandowski. /Telegrafi/